Telegrafi

Xhaka mund të bëhet kapiteni kryesor i Arsenalit, Emery kërkon pesë emra

Unai Emry do t’i duhet edhe pak kohë që të vendos për kapitenin e ardhshëm te Arsenali.

Trajneri spanjoll shumë shpejtë pritet ta emëroj kapitenin e ri të skuadrës londineze, derisa ka kërkuar pesë emra, ndërsa aktualisht ka vetëm tre.

“Siç edhe e keni mësuar, ne jemi duke i bërë disa ndryshime në skuadër dhe me largimin e Laurent Koscilenyt që ndodhi para pak ditësh, jemi në kërkim të një kapiteni të ri”, ka thënë Emery.

“Aktualisht ne kemi tre kapitenë: Granit Xhaka, Mesut Ozil dhe Nacho dhe dua t’i marrë edhe dy tjerë, pasi në sezonin e kaluar bëmë kështu”.

Lexo po ashtu Xhaka si kapiten i Arsenalit: Na duhet shumë punë para fillimit të sezonit të ri

“Me tre kandidatët, do ta kemi situatën më të qartë dhe dua që në skuadër të jenë pesë kapiten”, ka shtuar më tej spanjolli.

Granit Xhaka mund të bëhet kapiteni kryesor i Arsenalit, pasi tashmë ka udhëhequr skuadrën në disa ndeshje e që Emery mund të vendos që mesfushori shqiptar të jetë lideri i tyre i ri, pas largimit të Koscienlty. /Telegrafi/