Telegrafi

Xhaka i lumtur pas supergolit të shënuar ndaj Newcastle

Granit Xhaka ka shprehur lumturinë e tij në rrjetet sociale pas golit të shënuar ndaj Newcastle United.

Arsenali ka fituar në udhëtim te Newcastle me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.

Njëri nga golat në këtë ndeshje u shënua nga mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Arsenali fiton në udhëtim te Newcastle, Xhaka shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Xhaka shënoi një supergol nga goditja e lirë, duke kaluar Topçinjtë në epërsi 0-1 në minutën e 49-të.

Momenti i golit të Xhakës nga gjuajtja e lirë

Goli ndaj Laraskave ishte i pari për reprezentuesin zviceran këtë sezon në Ligën Premier, teksa ka edhe një asistim.

Lexo po ashtu Newcastle 1-2 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Ky gol e ka bërë të lumtur Xhakën, i cili lumturinë e tij për golin dhe tri pikët e ka shprehur në rrjetin social Facebook.

“Xhakaboom është kthyer. Një gol dhe më e rëndësishmja tri pikë më bën shumë të lumtur sonte”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij. /Telegrafi/