Granit Xhaka ka luajtur derbin e tij të parë lokal ndaj Tottenham Hotspurs.
Mesfushori me prejardhje i është kthyer ndeshjeve në Ligën Premier me Arsenalin pas suspendimit me tri ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Swanseas.
Kthimi i tij erdhi në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, ku pati një paraqitja të pozitive ashtu sikurse edhe në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Xhaka shfrytëzoi rrjetet sociale për të folur për këtë ndeshje, ku luajti për 90 minuta dhe u nda i kënaqur me mbështetjen e tifozëve, por jo edhe rezultatin.
“Derbi im i parë pasionant i Londrës nuk solli rezultatin që do të na pëlqente, por ishte rezultat i drejtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët tanë si gjithmonë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/