Telegrafi

Xhaka i lumtur me fitoren ndaj Irlandës së Veriut: Hap i madh drejt Kupës së Botës (Foto)

BELFAST, NORTHERN IRELAND - NOVEMBER 09: Steven Davis of Northern Ireland and Granit Xhaka of Switzerland in action during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Northern Ireland and Switzerland at Windsor Park on November 9, 2017 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Granit Xhaka ka folur pas fitores së madhe në udhëtim të Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut.

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe tani janë shumë afër kualifikimit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-Off”-in që i dërgon skuadrat në Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Lexo po ashtu Shaqiri e ndihmon Zvicrën të fitojë në udhëtim, afër kualifikimit në Botëror (Video)

Fitorja erdhi pas një penalltie të shkaktuar në Xherdan Shaqiri, e cila u konvertua në gol në mbrojtësi i Milanit, Riccardo Rodriguez.

Festa e lojtarëve të Zvicr tek goli i fitores (Getty Images)

Në këtë takim për 90 minuta luajtën edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shaqiri, ndërsa Blerim Xhemaili luajti 87 minuta dhe Admir Mehmedi rreth pesë minuta.

Pas fitores ishte mesfushori i Arsenalit, Xhaka, i cili shfrytëzoi rrjetet sociale për të cilësuar fitoren si të mirë dhe një hap të madh drejt kualifikimit.

Lexo po ashtu Futbollistët me më së shumti pasime në botë, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

“Fitore e mirë në udhëtim ndaj një kundërshtari të fortë dhe hap i madh përpara për botërorin e Rusisë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, ndeshja e kthimit mes helvetikëve dhe irlando-veriorëve do të luhet të dielën e kësaj jave. /Telegrafi/