Përfaqësuesja e Zvicrës ka fituar ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2-0.
Në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe Granit Xhaka, për të cilin ishte paraqitja e 50 me Zvicrën.
“Sot ishte ndeshja e 50 e imja. Tre pikë të rëndësishme, mënyrë e mirë për të përfunduar vitin, shpresoj që në vitin tjetër të vazhdojmë të jemi kaq të mirë”, ka shkuar Xhaka.
Pas kësaj fitore Zvicra vazhdon në vendin e parë në Grupin B me 12 pikë. /Telegrafi/