Granit Xhaka ka folur rreth ndeshjes së sotme kualifikuese ndaj Andorrës.
Mesfushori shqiptar i Arsenalit po tregohet cdo ditë e më shumë lider në fushën e lojës për kombëtaren e Zvicrës.
Kjo e tregon edhe besimi i trajnerit që për takimit me Andorrën ia ka besuar Xhakës shiritin e kapitenit, për të cilin ndihet i nderuar.
“Tre ndeshje – 9 pikë, kryesojmë grupin! Hera e parë si kapiten i ekipit, kënaqësi. përgjegjësi dhe nder i veçantë. Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij.
Ndryshe, Zvicra fitoi me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Andorrës, në ndeshjen ku mesfushori i Arsenalit luajti plot 90 minuta. /Telegrafi/