Telegrafi

Xhaka: Luajtëm mirë, merituam fitoren (Foto)

Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pas fitores ndaj Swanseas.

Arsenali arriti të fitoj në udhëtim me rezultat të thellë 4-0 ndaj Sëanseas, fitorja kjo e cila ishte shumë e merituar sipas mesfushorit me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës.

“Luajtëm mirë dhe morëm tri pikë shumë të merituara”, ka shkruar fillimisht Xhaka në profilin e tij në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

“Ju lumtë të gjithëve dhe faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen”, përfundoi mesfushori nga Kosova.

Ndryshe, Xhaka luajti për 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët e skuadrës së Arsene Wenger. /Telegrafi/