Site icon Telegrafi

Xhaka kthehet të luajë për Arsenalin, Eintracht Frankfurt i përmbys në ‘Emirates’

Granit Xhaka . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Granit Xhaka është kthyer të luajë pas një muaji te Arsenali në ndeshjen e Ligës së Evropës, ku kanë pësuar humbje nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2-1.

Xhaka u mirëprit nga një pjesë e madhe e tifozëve të pranishëm në ‘Emirates’.

Edhe pse kishte shumë raste, goli erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Granit Xhaka . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Martinelli mori një top në të djathtë, ku harkoi bukur në zonë, ku aty u gjend bukur Pierre Emerick Aubameyang, që shënoi për 1-0.

https://www.youtube.com/watch?v=6esxx69cR3k

Në pjesën e dytë gjermanët u treguan më të fortë, duke shënuar dy herë.

Fillimisht në minutën e 65-të shënoi japonezi Daichi Kamada për 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=E1WnvL_hTZE

I njëjti shënoi edhe në minutën e 64-të të ndeshjes (2-1), duke ia fituar tri pikë ekipit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=xExtwFSdV6U

Arsenal mbetet lider me 10 pikë, ndërsa Eintracht ka nëntë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version