Telegrafi

Xhaka kthehet te Gladbach, pritja madhështore nga tifozët (Foto/Video)

Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu të martën në mbrëmje për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës.

Mesfushori iu bashkua Arsenalit gjatë verës, por nuk pati rast të përshëndetej me tifozët e Gladbachut për shkak se sezoni tashmë kishte përfunduar.

Xhaka në ambientet e stadiumet

Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut.

Xhaka duke dal para publikut

Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë nga klubi një karton të madh të verdhë, si shenjë për kartonët e shumë që i mori si futbollist i kësaj skuadre.

Pritja në stadium nga tifozët

Ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë dhe gjashtë herë me të kuq në kohën sa ishte në Gjermani.