Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu të martën në mbrëmje për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës.
Mesfushori iu bashkua Arsenalit gjatë verës, por nuk pati rast të përshëndetej me tifozët e Gladbachut për shkak se sezoni tashmë kishte përfunduar.
Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut.
Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë nga klubi një karton të madh të verdhë, si shenjë për kartonët e shumë që i mori si futbollist i kësaj skuadre.
Ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë dhe gjashtë herë me të kuq në kohën sa ishte në Gjermani.
https://twitter.com/borussia_en/status/811283393145171968