Telegrafi

Xhaka këtë ish-futbollist e pëlqen, fansave të Arsenalit nuk do t’iu pëlqejë

Granit Xhaka ka zbuluar idolin e tij.

Futbollisti shqiptar ka pohuar se e adhuron dhe model e merr trajnerin aktual të Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Zidane ka qenë lojtari që e kam admiruar gjithmonë. Ai ishte një futbollist perfekt dhe një zotëri i vërtetë në fushë”, deklaroi Xhaka.

“Jeta personale? Jam pothuajse i martuar. Nuk dal shumë shpesh, jam djalosh familjar dhe e dua familjen shumë”, shtoi Xhaka.