Taulant Xhaka është njëri nga lojtarët më popullor shqiptar që bënë karrierë në Evropë.
I lindur dhe rritur në Zvicër, Taulanti nuk është larguar asnjëherë nga kampionati helvetik edhe pse ofertat nuk munguan asnjëherë për të.
27-vjeçari ka qenë vetëm për një stinor larg Baselit, i huazuar tek Grashoppers në stinorin 2012-2013.
Xhaka ka konfirmuar se do ta mbyllë karrierën te Baseli, pasi ndihet mirë në Zvicër.
“Baseli është klubi i zemrës sime, këtu jam në shtëpi dhe ndjehem shumë mirë”.
“Nuk e kam të detyruar të dalë jashtë Zvicrës për ta vazhduar karrierën, pasi te Baseli dua ta mbyllë”, ka thënë Xhaka për Blick.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka zhvilluar 222 ndeshje zyrtare me Baselin dhe synon të bëhet rekordmen i klubit duke kaluar Cecceronin që ka 452 ndeshje zyrtare me klubin.
“Unë jam vetëm 27-vjeçar dhe nuk është e pamundur ta thyej këtë rekord. Më duhen 30 ndeshje në vit deri në fund për ta arritur këtë rekord. Të bëhesah rekordmen i Baselit do të ishte një ëndërr për mua”, u shpreh Taulanti.
Aktualisht Baseli ka mbetur mbrapa luftës për titull, me Young Boysin që është lider dhe 19 pikë para.
Por sipas Xhakës asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai me shokët e tjerë të ekipit nuk do të dorëzohen deri në fund për të luftuar për titull. /Telegrafi/