Telegrafi

Xhaka ka një dëshirë për ndeshjen ndaj WBA-së (Foto)

Granit Xhaka dëshiron fitoren në ndeshje ndaj West Bromwich Albion.

Arsenali është mysafirë i WBA-së në ndeshjen e javës së 29 të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Zvicra zbulon listën me pesë shqiptarë

Kjo ndeshje është e rëndësishme për skuadrën londineze, pasi duan t’i kthehen fitoreve në ligë dhe të qëndrojnë në hap për katër pozitat e para.

Edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, është i përgatitur në maksimum për ndeshjen e nesërme(shtunë) dhe pret tri pikë nga kjo ndeshje.

“Duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme me West Bromwich Albion”, ka shkruar fillimisht Xhaka në profilin e tij në ‘Facebook’.

Lexo po ashtu “Xhaka është një zhgënjim i madh”

“Jemi gati dhe shpresojmë t’i marrim tri pikë”, përfundoi shkrimin e tij mesfushori me prejardhje nga Kosova.

Ndryshe, ndeshje pritet të filloj nga ora 13:30. /Telegrafi/