Granit Xhaka ka lavdëruar shokët e skuadrës pas fitores në udhëtim te Watfordi.
Mesfushori nga Prishtina është parë i gëzuar dhe i lumtur pas fitores së tij të parë me skuadrën e Arsenalit në kampionatin angleze, Ligën Premier.
Kjo pasi, pas ndeshjes, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë gëzimin e tij.
“Ju lumtë djema 3 pikë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebool, ku krahas këtij shkrimi ka postuar edhe një fotografi.
Ndryshe, Xhaka luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj Watfordit. /Telegrafi/