Telegrafi

Xhaka: Jam krenar që jam lojtar i Arsenalit

Granit Xhaka e ka përshkruar me krenari faktin se ai mbron ngjyrat e klubit londinez, Arsenalit.

Xhaka, i cili ishte kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane gjatë verës, zgjodhi Arsenalin për të vazhduar karrierën, një zgjedhje për të cilën ai nuk pendohet, shkruan Telegrafi.

“Vërtet po kënaqem këtu. Gjithçka shkon sipas planit dhe gjërat vërtet këtu po planifikohen mirë, pavarësisht nëse ne po luajmë në shtëpi apo si mysafir”.

“Ju mund të shihni se është një klub me shumë klas dhe kjo shfaqet me gjithçka”.

“Unë jam krenar që luaj për një klub të tillë, që jam një Topçi. Kjo më bën dyfish krenar që i jam bashkuar këtij ekipi. Është një rrugë perfekte për mua dhe karrierën time”, deklaroi Xhaka në një komunikim me fansat e Arsenalit.