Granit Xhaka ka treguar edhe njëherë që lidhja e tij me futbollin është shpirtërore.
Mesfushori i Arsenalit ka folur me elozhe për lojën e bukur të futbollit, pasi ka treguar veçse luan futboll profesionist, ai është i lidhur tejet me lojën, duke theksuar që është një fanatik i madh dhe shikon shumicën nga ligat evropiane.
“Unë e kam shikuar bukur shumë Ligën Premier në vitet e kaluara dhe ju mund të shihni këtu se njerëzit jetojnë për futbollin”, ka thënë Xhaka për Arsenal Magazine, transmeton Telegrafi.
“Atmosfera në stadiume është e pabesueshme dhe kjo është me të vërtetë kënaqësi për të luajtur këtu. Fushat janë me të vërtetë të mira dhe jam i kënaqur që kam marrë këtë hap në karrierë”.
“Unë jam një fanatik i futbollit. Shikoj Ligën Premier, Championshipin, League One, Serie A, Bundesligan dhe natyrisht Super Ligën zvicerane. Në shtëpinë time ka shpesh futboll”, ka përfunduar mesfushori nga Kosova. /Telegrafi/