Telegrafi

Xhaka iu tregon fansave të Arsenalit se për çfarë ka nevojë

Granit Xhaka ka deklaruar se ka nevojë për dashuri dhe besim nga tifozët e Arsenalit.

Mesfushori i ri i klubit londinez erdhi me shumë bujë të madhe nga Borussia Moenchengladbach, ku u prit mjaft mirë edhe nga tifozët ‘Topçinj’.

Megjithatë, skuadra e Arsenalit nuk është duke treguar lojëra të mira në këto dy ndeshjet e para të Ligës Premier, ashtu sikurse edhe mesfushori kosovar.

Lexo po ashtu Granit Xhaka flet për përballjen me Taulantin dhe ish-skuadrën e tij (Foto)

Por, Granit Xhaka mendon që ai vetëm ka nevojë për dashuri dhe besim nga tifozët, pasi do t’ia kthej për të mirë në vazhdim.

“Unë kam nevojë për këtë dashuri nga tifozët e Arsenalit dhe kam nevojë për besim nga të gjitha anët”, ka deklaruar mesfushori kosovar, Granit Xhaka.