Arsenali fitoi ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 1-0.
Në këtë takim Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
Mesfushori shqiptar kompletoi 134 pasime dhe kështu u bë lojtari me më së shumti pasime të kompletuara në një ndeshje të Ligës Premier që nga 20 maji i 2015.
Xhaka kishte saktësi të pasimeve prej 95 për qind dhe vrapoi 11.8 kilometra.
Lojtari i dytë me më së shumti pasime ishte Mesut Ozil me 107. /Telegrafi/