Telegrafi

Xhaka ia uron David Luizit golin e parë me Arsenalin

David Luiz dhe Granit Xhaka

David Luiz e ka gjetur golin e parë me klubin londinez, Arsenalin, gjatë ndeshjes me Bournemouthin.

Arsenali ka fituar mes vështirësive në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë përballje u shënua nga mbrojtësi brazilian, Luiz, i cili shënoi me kokë në minutën e nëntë.

Lexo po ashtu Arsenal 1-0 Bournemouth, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Pas këtij goli, ka ardhur edhe urimi i kapitenit të Topçinjve, mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

David Luiz (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

“Urime David Luiz për golin e parë me fanellën e Arsenalit. Çfarë xhentëlmeni”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, Xhaka dhe Luiz njihen për raporte të mira shoqërore mes vete. /Telegrafi/