David Luiz e ka gjetur golin e parë me klubin londinez, Arsenalin, gjatë ndeshjes me Bournemouthin.
Arsenali ka fituar mes vështirësive në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë përballje u shënua nga mbrojtësi brazilian, Luiz, i cili shënoi me kokë në minutën e nëntë.
Pas këtij goli, ka ardhur edhe urimi i kapitenit të Topçinjve, mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
“Urime David Luiz për golin e parë me fanellën e Arsenalit. Çfarë xhentëlmeni”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ndryshe, Xhaka dhe Luiz njihen për raporte të mira shoqërore mes vete. /Telegrafi/