Telegrafi

Xhaka i gëzohet ndeshjes së 100-të në Ligën Premier me Arsenalin

Granit Xhaka (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Arsenali ia besoi shiritin e kapitenit Granit Xhakës në ndeshjen kundër Newcastle United dhe ai e shpagoi nderimin që iu bë.

Topçinjtë fituan me rezultat 1-0 si mysafirë, ndërsa kjo ishte ndeshja e 100-të në Ligën Premier për mesfushorin shqiptar me fanellën e klubit londinez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka

Natyrisht se Xhaka i është gëzuar kësaj arritjeje, sidomos për faktin që u shënua me fitore.

“Jam krenar me mënyrën si luftuam në këtë ndeshje. Ishte ndjenjë e mirë ta zhvilloja ndeshjen time të 100-të në Ligën Premier për këtë klub të madh, Arsenal”, ka shkruar ai në përshkrimin e një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Mesfushori 26-vjeçar kishte një paraqitje solide në atë sfidë, ndërsa u vlerësua me notën 7.0. /Telegrafi/