Telegrafi

Xhaka flet shqip në prezantimin te Arsenali (Video)

Granit Xhaka sot është paraqitur për herë të parë në sallat e klubit të ri Arsenali, që prej zyrtarizimit si lojtar i ri i “Topçinjve”.

Xhaka ishte zyrtarizuar para Euro 2016 si lojtari më i ri i Arsenalit, ndërsa tani pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Evropian, Xhaka është njoftuar edhe me ambientin e shtëpisë së tij të re.

Gjatë prezantimit live në faqen e Arsenalit në Facebook, dëgjohet për pak sekonda se si Xhaka flet me babanë e tij, Ragipin në gjuhën shqipe.

Shikojeni videon e plotë të Xhakës te Arsenali, ndërsa nga minuta e nëntë mund të dëgjoni atë duke folur shqip.

Për ta shikuar videon, klikoni këtu.