Telegrafi

Xhaka flet për barazimin ndaj Unitedit

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka e shijoi derbin me Arsenalin përballë Manchester Unitedit.

Ndeshja kryesore e javës së 12-të në Ligën Premier përfundoi pa fitues 1-1, falë një goli në minutën e fundit që e shënoi Olivier Giroud për Arsenalin.

Prishtinasi Granit Xhaka nuk ishte titullar në këtë takim, mirëpo ai luajti në 10 minutat e fundit.

Xhaka ka shkruar në rrjetin social Instagram, se barazimi nuk ishte rezultat që kanë pritur.

“Nuk ishte rezultati që ne kemi pritur, mirëpo të paktën jemi të pamposhtur. Tani është koha të përqendrohemi tek ndeshja e ardhshme”, shkroi Xhaka.

Pas këtij barazimi, Arsenal ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/