Telegrafi

Xhaka: Fitore e merituar, përshëndes edhe vëllanë që ishte prezent në Emirates (Foto)

Arsenal ka shënuar fitore e radhës në Ligën Premier.

Gunners triumfoi me rezultat minimal prej 1-0 kundër WBA-s.

Gjatë gjithë ndeshjes në fushë ishte i pranishëm edhe Granit Xhaka, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit ka pohuar se Arsenali e meritoi fitoren, megjithëse në minutat e fundi u realizua goli i triumfit.

“Një super ndeshje. Fitore e merituar në minutat e fundit. Dhurata më e bukur e Krishtlindjes për fansat. Faleminderit për përkrahjen, gjithmonë më të mirët. Përshëndes edhe vëllanë që ishte prezent si mysafirë në stadium”, ka shkruar Graniti në Instagram.

Ndryshe, e gjithë familja Xhaka ishte e pranishme në shkallët e stadiumit Emirates. /Telegrafi/