Telegrafi

Xhaka feston ditëlindjen, Leonita shpërndan imazhe të shumta të çiftit në urimin e saj

Leonita dhe Granit Xhaka (Foto: Instagram/leonita.x)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, sot (27 shtator) i ka mbushur 27 vjet dhe natyrisht se urimet më të veçanta i ka marrë nga bashkëshortja e tij, Leonita.

Çifti i famshëm është në pritje të fëmijës së parë, andaj në imazhet e shpërndara nga gruaja e yllit të Arsenalit, nuk kanë munguar edhe pozat e përbashkëta gjatë shtatzënisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonita Lekaj
(Foto: Instagram/leonita.x)

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja, të duam që të dy”, është mbishkrimi i njërës prej fotografive.

Në ndërkohë, në profilin e Leonitës në InstaStory, ajo ka publikuar fotografi të shumta me partnerin e saj, duke e uruar dhe duke ia shprehur dashurinë.

(Foto: Instagram/leonita.x)

Graniti dhe Leonita pritet të bëhen prindër gjatë muajit tetor, ndërsa futbollisti ka paralajmëruar se do të marrë pushim nga futbolli për t’i qëndruar pranë gruas së tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/leonita.x)

 

(Foto: Instagram/leonita.x)