Arsenal dhe PSG kanë barazuar në takimin e vlefshëm për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Për disa minuta në takimin e mbyllur me rezultat 2-2 është paraqitur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Ky i fundit ka falënderuar tifozët e skuadrës londineze dhe premtoi se do të fitojnë ndeshjet e ardhshme, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit të gjithë fansave tonë për mbështetjen dhe do të jetojmë për të luftuar në ditët tjera”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Ndryshe, Shkodran Mustafi ka qenë për 90 minuta në takim dhe është vlerësuar me notë të lartë. /Telegrafi/