Granit Xhaka ka folur nga Australia pas ndeshjes së tij të parë me Arsenalit këtë verë.
Arsenali momentalisht gjendet në Australinë e largët duke kryer fazën e parë përgatitore para sezonale.
Topçinjtë aty kanë zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore ndaj Syndeyt të cilën e kanë fituar me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit me prejardhje shqiptare, i cili i ka falënderuar tifozët australianë të Arsenalit.
“Mbështetësit këtu në Australi janë fantastikë”.
“Ndeshja e parë, fitorja e parë. Faleminderit për çdo tifozë këtu”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/