Site icon Telegrafi

Xhaka e shikoi ndeshjen nga tribuna, kjo është e vërteta rreth tij

Taulant Xhaka nuk ka mundur t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë në takim ndaj Rumanisë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qëndruar në tribuna në ndeshjen e fundit në Grupin A.

Edhe pse u përfol për një përplasje mes tij dhe trajnerit Gianni De Biasi, një gjë e tillë nuk ka qëndruar.

Telegrafi ka mësuar se Taulanti ka pasur probleme të mëdha me barkun e tij dhe mjekët kanë vendosur që ta lënë në pushim duke mos e munduar atë, transmeton Telegrafi.

Kështu 24-vjeçari nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës por ka qenë i lumtur për fitore dhe është parë në fotot e postuara në llogaritë e tij në rrjetet sociale por edhe në video të ndryshme.

Kombëtarja duket mv e bashkuar se kurrë dhe Taulanti është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version