Telegrafi

Xhaka e Sanchez befasojnë dy fansa të vegjël (Video)

Granit Xhaka po bëhet gjithnjë e më tepër protagonist te skuadra e Arsenalit.

Ai po merr pjesë në shumë kampanja dhe iniciativa të ekipit londinez.

Së fundi, Xhaka me Alexis Sanchez kanë gëzuar jashtë mase dy fansa të ri të Gunners, transmeton Telegrafi.

Tifozët ishin ftuar në qendrën stërvitore të “Topxhinjëve”, pa pasur ndonjë ide se do të takoheshin me mesfushorin shqiptar dhe me sulmuesin kilian.

Lojtarët u fotografuan me fansat, dhe gjithashtu nënshkruan disa kartolina. /Telegrafi/