Granit Xhaka ishte njëri prej shqiptarëve të shumtë që e ndoqën nga afër meçin ndërmjet Florian Markut dhe Miroslav Serban.
Boksieri shqiptar arriti fitoren e radhës në boksin profesionist duelin e vlefshëm për ‘Ultimate Boxxer 5’ dhe fitoi me vendim të gjyqtarëve.
Tifozë të shumtë shqiptarë ishin të pranishëm në sallën ikonike të Londrës, York Hall, të cilët e mbështetën 26-vjeçarin drejt këtij suksesi.
Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka. Në profilin e tij në InstaStory, mesfushori që e përfaqëson Zvicrën i ka publikuar disa video që nga fillimi e deri në momentin e triumfit të Markut.
Ndërkohë që në tribuna dëgjoheshin brohoritjet në mbështetje të boksierit shqiptar. /Telegrafi/