Site icon Telegrafi

Xhaka e fillon Ligën Premier me një rekord të thyer

Granit Xhaka ka vendosur një rekord qysh në javën e parë të kampionatit.

Kësaj here bëhet fjalë për numrin më të madh të ndërhyrjeve të gabuara të regjistruara në javën e parë të kampionatit anglez.

Mesfushori i ri i Arsenalit, me prejardhje nga Kosova, ka realizuar plot gjashtë ndërhyrje të pasuksesshme ndaj Liverpoolit.

Nga këto gjashtë ndërhyrje, katër nga këto ishin të gabuara, dhe të gjitha këto për vetëm 25 minuta sa luajti.

Lexo po ashtu Xhaka debuton në Ligën Premier

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi reprezentuesi zviceran regjistroi edhe një karton të verdhë.

Në gjermani, Xhaka arriti të vendosë rekordin për numrin e kartonëve të kuq në një sezon, ndërsa në Angli, pikërisht në ndeshjen debutuese me Arsenalin në Ligën Premier filloi me kartonë.

Lexo po ashtu Kjo është nota e Granit Xhakës ndaj Liverpoolit (Foto)

Ndryshe, asnjë futbollist tjetër nuk ka shkaktuar kaq shumë ndërhyrje të gabuara në këtë javë të parë të Ligës Premier, sa ka bërë Xhaka në vetëm për vetëm ata minuta sa luajti. /Telegrafi/

Exit mobile version