Site icon Telegrafi

Xhaka e Emery mbajnë takim – Arsenali të martën del me deklaratë zyrtare

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery dhe drejtori teknik Edu e kanë zhvilluar një takim me Granit Xhakës, pas reagimit të tij ndaj tifozëve në barazimin e së dielës me Crystal Palace (2-2).

Kapiteni u fishkëllye nga tifozët gjatë barazimit 2-2 në “Emiratet Stadium”, ndërsa ia reagoi duke e kapur veshin e tij dhe duke i ofenduar tifozët.

Reagimi i mesfushorit ngjalli polemikë, me shumë ish-lojtarë të klubit, që kanë dal dhe e kanë kritikuar lojtarin.

Arsenali të hënën e ka thirrur 27-vjeçarin për një takim për të diskutuar të ardhmen, ndërsa klubi do të lëshojë njoftim zyrtar të martën, shkruan “Goal.com”.

Klubi është i vendosur dhe nuk duhet të ketë sjellje të tilla nga kapiteni drejtuar fansave.

Granit Xhaka. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Ka qenë edhe trajneri Unay Emery që e kritikoi Xhakën pas ndeshjes duke thënë se ishte gabim veprimi i tij ndaj tifozëve dhe duhet të kërkojë falje. /Telegrafi/

Exit mobile version