Telegrafi

Xhaka: Duam tri pikë ndaj Rumanisë, nuk duam të mungojmë në Kampionatin Evropian

Granit Xhaka ka thënë se nuk ka parë asnjë ndeshje të Rumanisë në vitet e fundit, por shtoi se ky vend ka pasur gjithmonë lojtarë me vlerë.

Xhaka pohon se në bazë të paraqitjes, Zvicra nuk mund të mungojë në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani.

“Sinqerisht, nuk e kam parë Rumaninë vitet e fundit. Megjithatë, rumunët kanë pasur gjithmonë lojtarë të fortë. Do t’i analizojmë dhe do t’i mbajmë tre pikët në shtëpi”.

“Në fund të sezonit, kur të kualifikohemi në Euro, askush nuk do të pyesë rezultatin e ndeshjes me Andorrën. Kemi tre ndeshje, nëntë pikë”.

“Nëse godasim të hënën, gjithçka do të jetë perfekte. Me gjithë respektin, nuk duhet të humbasim Kampionatin Evropian”, ka thënë Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Zvicra publikon listën për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Rumanisë, ftohen tre futbollistë shqiptarë

Zvicra është liderë i grupit me nëntë pikë, ndërsa Rumania është e dyta me shtatë pikë. Kosova si pjesë e këtij grupi është në vendin e katërt me tri pikë./Telegrafi/