Telegrafi

Xhaka drejt kampionatit spanjoll, Sevilla tenton transferimin e tij

Taulant Xhaka mund të largohet nga Baseli pas një kohe të gjatë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka pasur një vit të mirë me Baselin edhe pse në fund të stinorit ishte i lënduar.

Por duket se ai po i kalon momentet e tija të fundit si futbollist i gjigantit zviceran Basel.

Sevilla së fundmi ka blerë nga Baseli portierin çek Tomas Vaclik, por blerjet tek skuadra e madhe zvicerane nuk përfundojnë këtu.

Taulant Xhaka . (Getty Images)

Finalistët e Kupës së Spanjës janë duke tentuar transferimin e Taulant Xhakës nga Baseli.

Klubi spanjoll është në kërkim të një mesfushori defensivë dhe sipas medieve spanjolle Xhaka mund të jetë lojtari.

Sevilla ka kërkuar te Baseli informacione për Xhakën dhe bisedimet mes klubeve tani kanë filluar.

Besohet se klubi spanjoll është gati t’i ofrojë rreth katër milionë euro Baselit për Xhakën.

27-vjeçari ka kontratë me Baselin deri në vitin 2021, ndërsa më parë ka luajtur vetëm për Grasshopperin për një stinor si i huazuar. /Telegrafi/