Telegrafi

Xhaka dhuroi asist, Arsenali mbylli pjesën e parë me tre gola epërsi

(Foto: Twitter/Premier League)

Arsenali ka shënuar tre gola në gjysmën e parë të ndeshjes kundër Leeds United të zhvilluar në Emirates Stadium.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u asistua nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Goli i dytë në ndeshje dhe i dyti personal për Aubameyang u shënua në minutën e 41-të nga pika e bardhë.

(Foto: Twitter/Goal)

Për rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë u kujdes Hector Bellerin, i cili pranoi një top nga Daniel Ceballos, krijoi hapësirë dhe shënoi (45’).

Pritet të shihet rrjedha e sfidës në gjysmën e dytë, nëse Topçinjtë do të shënojnë gola të tjerë, apo Leeds do ta bëjë dramatik takimin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore