Përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
E në short zviceranët u përballen në fazën e grupeve me Kombëtaren e Serbisë.
Në ekipin përfaqësues të Zvicrës ishin të pranishëm katër futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve, Zvicra u përball me Serbinë ku helvetikët triumfuan me rikthim 1-2.
Mitrovic i kishte kaluar serbët në epërsi në pjesën e parë, por falë dy golave nga futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Zvicra mori tri pikët që pastaj ishin të vlefshme për kualifikim.
Dy yjet shqiptarë pas golave të shënuar festuan duke bërë me duar shqiponjën dy krenare, gjest që ngjalli shumë polemika në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Xhaka e Shaqiri u dënuan me të holla, por ai dënim nuk ishte i rëndësishëm sa golat e tyre dhe fitorja ndaj serbëve.
Humbja 2-1 nga golat e shqiptarëve ishte njëra nga humbjet më të rënda në historinë e shtetit serb.
Gjithsesi, Xherdani dhe Graniti treguan edhe në Rusi se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luajnë mirë futboll dhe me krenari treguan prejardhjen e tyre shqiptare. /Telegrafi/