Dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny, janë dyshimet më të mëdha për ndeshjen e pare të çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Napolit.
Arsenali do të ndeshet me Napolit të enjten nga ora 21:00 në Emirates, por kjo përballje pritet të jetë shumë e vështirë pasi do të ketë mungesa të mëdha.
Xhaka ka humbur ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier pasi një lëndim në ijë, ndërsa Koscielny ka munguar në mënyrë të ngjashme në disa nga ndeshjet e Topçinjve dhe të dy pritet të mungojnë edhe ndaj Napolit.
“Nuk e di, Koscielny duhej të kthehej të dielën, por vetëm të shtunën e mësuam se nuk ishte e mundur të kthehej”, ka thënë fillimisht Emery.
“Dua të jem pozitiv për të enjten, por kjo varet nga mënyra se si ai rikuperohet”.
“Për Xhakën është e njëjta gjë, ai është ende në dyshim për ndeshjen e të enjtes”.
“Ne kemi lojtarë të tjerë, por e dimë që mund të bëjmë paraqitje të mirë, kemi fituar edhe në ndeshjet e mëparshme përkundër mungesave që kemi pasur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/