Telegrafi

Xhaka dhe Ajeti vizitojnë Kosovën para ndeshjes me Anglinë

Dy yjet shqiptarë të Ligës Premier, Granit Xhaka dhe Albijan Ajeti e kanë vizituar ekipin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë.  

Xhaka që luan te Arsenali dhe Ajeti te West Ham kanë udhëtuar nga Londra për në Southamphton për t’i përkrahur djelmoshat tanë.

Ata kanë qëndruar në ekipin që po qëndron ekipi i Kosovës, ku janë takuar me presidentin Agim Ademi.

Ata i uruan atij dhe lojtarët fat në ndeshjen e sotme.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet sot në St Mary Stadium nga ora 20:45. /Telegrafi/