Telegrafi

Xhaka i dëshpëruar me humbjen nga Anglia

Zvicra vs Anglia (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Zvicra nuk arriti ta mposhtë Anglinë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke humbur kështu shansin që të përfundonin në vendin e tretë.

Helvetikët dhe Tre Luanët u përballën për vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s, mirëpo këta të fundit u treguan më efikas në gjuajtjen e penalltive.

Zvicra dhe Anglia nuk arritën ta përcaktonin fituesin për më shumë se 120 minuta, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Tre Luanët fituan 6-5 në penallti, pasi Josip Dërmic dështoi në penalltinë e fundit, duke bërë që holandezët ta fitojnë vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Lexo po ashtu Anglia mposht Zvicrën me anë të penalltive për ta fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Duket se kjo humbje e Zvicrës e ka dëshpëruar Granit Xhakën, që është edhe kapiten i skuadrës, e që ka thënë pas ndeshjes se ata kanë dhënë gjithçka, por që nuk mjaftoi.

“Kurrë nuk është mirë që të humbni ashtu, por ne me të vërtetë dhamë gjithçka sot. Tani është koha që t’i rimbushim bateritë”, ka shkruar mesfushori shqiptar në llogarinë e tij në Instagram. /Telegrafi/