Granit Xhaka ka qenë pjesë e tubimit të organizuar nga tifozët e Arsenalit në Prishtinë.
Me këtë rast mesfushori shqiptar ka bërë fotografi me të gjithë dhe ka shpërndarë autografe, por edhe ka thënë disa fjalë për tifozët e pranishëm.
“Faleminderit për këtë pritje. Nuk e kisha besuar se kaq shumë njerëz vijnë, veç jam shumë i lumtur me qenë një ‘Gunner’, e kësmet edhe me titull”, ka thënë Xhaka.
Xhaka është për pushime në Kosovë dhe së shpejti do të kthehet në Londër për të filluar stërvitjet me Topçinjtë. /Telegrafi/