Granit Xhaka është bërë me atlete të reja para sfidës së javës me Schalke 04.
Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Xhaka ka marr atlete të reja me logo të Supermanit dhe Batman.
“Ndeshja e javës! Sapo hapa pakon! Atlete e mia të reja SpeedForm të krijuar si Batman dhe Superman janë të gatshëm për ndeshjen e madhe sonte kundër Schalkes!”, ka shkruar ndër të tjerash Xhaka, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Gladbachu dhe Shalke 04 do të takohen sonte me fillim në ora 20:30 në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligas.
Vlen të theksohet se skuadra e Xhakës pozicionohet në vendin e katër të ligës elitare gjermane me 42 pikë, ndërsa Schalke 04 gjendet një vend më poshtë me 41 pikë. /Telegrafi/