Telegrafi

Xhaka: Asnjëherë nuk heqim dorë, ne jemi Arsenali

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Kevin De Bruyne of Manchester City and Granit Xhaka of Arsenal in action during the Carabao Cup Final between Arsenal and Manchester City at Wembley Stadium on February 25, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Arsenal do të ketë një punë të vështirë në kuadër të Ligës Premier.

Londinezët do të mirëpresin para shikuesve të vetë skuadrën e Machester Cityn, takim i mbetur prej xhiros së fundit të ligës elitare angleze.

Para takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili është i bindur në fitoren e nesërme.

“Asnjëherë mos heq dorë, gjithmonë vazhdoni të luftoni. Le ta bëjmë atë nesër. Ne jemi Arsenali”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Xhaka.

Theksojmë se gjatë fundjavës në finale e Carabao Cup triumfoi skuadrat e Cityt me rezultat 3-0.

Arsenal zë pozitën e gjashtë me 45 pikë ndërsa të besuarit e Pep Guardiolës janë lider të renditjes tabelore me 72 pikë.

Ndryshe, Xhaka deri më tani ka pasur 58 paraqitje për Gunners dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/