Granit Xhaka nuk ka plane të ndryshoj stilin e tij të lojës, duke luftuar në çdo aksion dhe duel, pavarësisht shumë ndëshkimeve me kartonë.
Mesfushori i Arsenalit me prejardhje shqiptare është ndëshkuar 11 herë në ngjyrat e klubit këtë sezon, nga ta dy kartonë të kuq që vijnë në ndeshjet kundër Sëansea Cityt dhe Burnleyt.
Por, reprezentuesi zviceran, i cili hapi rezultatin me gol në Ligën Premier të dielën në fitoren ndaj Manchester Unitedin, është i kënaqur me qasjen e tij ndaj lojës dhe nuk dëshiron të ndryshoj stilin.
“Në futboll ju kritikoheni nëse dërgoheni jashtë me karton të kuq”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ky është stili im i lojës dhe askush nuk mund të bëjë që unë të ndryshojë atë, edhe nëse marr një kartonë tjetër të kuq”.
“Ju bëheni më i mençur nëse merrni një kartonë tq kuq dhe që nga kartoni im i fundit, mendoj se gjërat janë përmirësuar”.
“Nuk është sikur të luaja ndeshjen time të parë të futbollit në Angli. Për mua futbolli është shumë i njëjtë kudo, topi është i rrumbullakët, por ndoshta taktikisht gjërat janë ndryshe se në klubet e tjera që kam luajtur”, përfundoi mesfushori i Arsenalit. /Telegrafi/