Site icon Telegrafi

Xhaka: Arsenali klub i madh, jam i lumtur këtu

Granit Xhaka ka folur rreth skuadrës së tij, Arsenalit.

Mesfushori nga Prishtina po përjeton një sezon të mirë te ‘Topçinjtë’, ku po kënaqet me duke luajtur me shokët e skuadrës, në një klub kaq të madh.

“Arsenali është një klub shumë i madh dhe kjo është shumë e bukur për të luajtur së bashku me shokët e skuadrës”, ka thënë Xhaka për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Statistikat fantastike të Granit Xhakës ndaj Baselit

“Unë jam shumë i lumtur këtu”, përfundoi mesfushori kosovar.

Ndryshe, Xhaka luajti për 90 minuta në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës së tij, Basel, ku ishte njëri nga më të dalluarit. /Telegrafi/

Exit mobile version