Telegrafi

Xhaka: Arsenali ende është në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

Arsenali është një hap larg katër pozitave të para të ligës elitare angleze që e dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka ka folur për gjendjen e ekipit duke thënë se duhet të përqendrohen në ndeshjet e mbetura të Ligës Premier.

“Nuk është momenti i duhur për të menduar për katër të parët. Kemi tre shanse të mëdha, duke filluar kundër Crystal Palacet pastaj ndaj Wolverhamptonit si dhe në fund kundër Leicester Cityt. Nëse nuk merrni tre pikë në këto lojëra, ne nuk duhet të flasim për katër të parët në këto momente”, tha ai.

Shqiptari më tutje ka folur edhe rreth Ligës së Evropës, ku Arsenali në gjysmëfinale do të takohet me Valencinë.

“Kemi humbur lojën tonë dhe kemi humbur shansin e madh për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve. Ne jemi pozitiv, natyrisht. Ne kemi edhe Ligën e Evropës, kështu që nuk është momenti më i mirë për të folur për katër skuadrat e para të Ligës Premier”.

“A është Liga e Evropës tani shansi ynë më i mirë? Nëse jeni në gjysmëfinale, natyrisht, ju jeni dy ndeshje nga finalja. Unë e di se çdo gjë mund të ndodhë, por nëse jeni tre ndeshje nga titulli, duhet të mendoni pozitivisht”, tha shqiptari. /Telegrafi/