Telegrafi

Xhaka arrin në Facebook një milion ‘pëlqime’, falënderon të gjithë për përkrahjen (Foto)

Granit Xhaka është bërë një futbollist i pëlqyer nga e gjitha bote e futbollit.

Mesfushori nga Prishtina është duke luajtur që 4-5 sezone në nivele të lartë të futbollit, duke rritur çdo vit rendimentin e tij.

Ky kualitet i shtuar bëri që Xhaka në verë të transferohet nga Monchengladbach te Arsenali, ku ka filluar të bëhet edhe këtu i preferuari i fansave, shkruan Telegrafi.

Fansat dhe mbështetësit e tij kanë bërë që reprezentuesi zviceran të ndiqet shumë edhe në rrjetet sociale, ku sot(shtunë) ka arritur numrin jubilar prej 1 milionë njerëzve që e ndjekin në ‘Facebook’, ku i ka falënderuar shumë për mbështetjen.

“Futbolli pa tifozë është asgjë. 1 milion njerëz është një objektiv fantastik. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/