Telegrafi

Xhaka i aftë të zëvendësojë këta katër futbollistë te Arsenali

Granit Xhaka ka kaluar në radhët e skuadrës së Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka kompletuar sot kalimin në skuadrën londineze për shumën prej 46 milionë euro.

Tashmë konsiderohet si një ndër lojtarët kyç të Arsenalit për sezonën e ardhshme në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

Madje, 24-vjeçari vlerësohet se do të mund të zëvendësojë katër futbollistë në radhët e nënkampionit të ligës elitare angleze.

Lexo më shumë: Intervista e plotë e Granit Xhakës pas transferimit në Arsenal (Foto)

Bëhet fjalë për Francis Couqelin, Santi Cazorlan, Jack Wilsheren dhe Mohamed Elneny, ku shqiptari mund mbuloj pa problem pasi që deri më tani ka treguar aftësitë e shkatërruesit dhe organizatorit.

Vlen të theksohet reprezentuesi zviceran do të paguhet 145 mijë euro në javë, përkatësisht mbi shtatë milionë euro në vit. /Telegrafi/