Site icon Telegrafi

Xhaferi: Unë nuk e kam shpëtuar Trajko Veljanoskin, seanca u ndërpre për shkak të Muhamed Zekirit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar anulimin e seancës së mbrëmshme, në të cilën duhej të votohej për heqjen e imunitetit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.

Xhaferi tha se seanca e mbrëmshme është ndërprerë për shkak të sjelljeve të deputetit të shumicës parlamentare Muhamed Zekiri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se nuk do të lejojë askënd që të ndikojë në vendimet e tij dhe në procedurat e Kuvendit.

Lexo po ashtu LSDM bojkoton kryetarin e Kuvendit, nuk shkojnë në takim koordinues

“Unë jam kryetar Kuvendi, por jo nën urdhra, udhëheq sipas parimeve të Kushtetutës dhe ligjeve. Derisa unë jam kryetar i Kuvendit, nuk do të lejojë askënd të uzurpojë Kuvendin dhe të pengojë punën e tij. Ata që thirren në mua, për shkak të lëshimeve të tyre, duhet ta shikojnë veten”, tha mes tjerash Xhaferi.

I pyetur se çfarë do të ndodh me kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit, Xhaferi tha se nuk do të ndërhyjë në kompetencat e gjykatës./Telegrafi/

Exit mobile version