Site icon Telegrafi

Xhaferi: Unë kam vepruar sipas ligjeve, fjalën e ka Gjykata Kushtetuese (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një atmosferë të tensionuar para gazetarëve ka folur për votimin e Ligjit të gjuhëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Nuk dua ta komentoj sjelljen e Nikolla Gruevskit. Unë nuk do lejoj që të kthehet 27 prill (ngjarjet e përgjakshme, 2017). Prej ditës së parë kur kam marr detyrën e kam ditur se do të kem edhe kështu sfida. Puna ime nuk duhet të kuptohet si provokim ndër-etnik. Për kushtetutshmërinë e ligjeve, do të vendos Gjykata Kushtetuese me seanca të rregullta. Përgjegjësia kushtetuese nuk i bie obligim Kuvendit. Sipas nenit 141, Komisioni për ligje ka konstatuar se ka nevojë për këtë ligj. Asnjë institucion nuk mund të vlerësojë kushtetuetshmëri të ligjit pos Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i mori sugjerimet dhe vërejtjet e kryetarit të shtetit dhe për këtë u diskutua dhe votua edhe një herë ky ligj” u shpreh Xhaferi para gazetarëve të cilët ishin të padurueshëm dhe konfliktuoz me kryetarin e Kuvendit.

Lexo po ashtu Incident mes Nikolla Gruevskit dhe Talat Xhaferit në Kuvend (Foto/Video)

Xhaferi i ka thënë një kameramani në sallën për konferencë shtypi që të mbajë kamerën dhe mos t’i tregoj kryetarit të Kuvendit se çka është në rregull.

Kryetari i Kuvendit tha se është votuar me ngritje dore pasi Gruevski me ujë ka dëmtuar sistemin elektronik për votim.

Ndryshe, pak më parë, në Kuvend u votua Ligji për gjuhët në Maqedoni me 64 vota, dhe pa prezencë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version