Talat Xhaferi, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë është deklaruar për portalin Nova Mk në lidhje me arsyetimin e kryeprokurores publike Katica Janeva në lidhje me lëndët Martin Neshkovski, “Monstra” dhe “Sopot”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janeva dje bëri thirrje për t’u ndryshuar ligjet për dëshmitarët e mbrojtur që PSP të merr lëndët në dorë dhe të vazhdojë me hetimet.
Talat Xhaferi për këtë propozim të Janevës tha ”Prokurorja nuk mund të kërkon ndryshim të ligjit, sepse nuk është kompetente për atë punë. Mund të kërkojnë ata që janë kompetentë.”
Përndryshe, rasti ”Sopot” është kthyer në ri-gjikim për shkak se gjykatësi bartës për këtë lëndë është emëruar në Gjykatën e Apelin dhe për rastin ”Sopot” duhet të emërohet gjykatës tjetër./Telegrafi/